E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Bujar Nishani përgënjeshtron akuzat e bashkisë për mos pagim taksash

 
Zbulohet bllofi i radhës i Edvinit, lakon në mënyrë tendencioze emrat e zyrtarëve të PD
Dy nga ministrat e qeverisë “Berisha”, Bujar Nishani dhe Lulzim Basha, hodhën poshtë dje akuzat e bashkisë së Tiranës se nuk kanë paguar taksat. Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, përgënjeshtroi dje publikisht një shpifje të nivelit ordiner të Kryetarit të bashkisë, Tiranë, Edi Rama, duke e konsideruar atë një trillim që vjen nga një gjendje politike të degraduar. 
“E konsideroj këtë trillim si reflektim të një gjendje politike fatkeqësisht të degraduar dhe thellësisht të rënë në dëshpërim, më duhet të sqaroj se familja ime nuk ka asnjë detyrim financiar të asnjë lloji të pa paguar ndaj shtetit dhe çdo institucioni.
Të gjitha faturat e pagesave të detyrimeve ndaj çdo enti, unë i paguaj përmes bankës ‘Raiffaisen Bank’ në Tiranë.  Autorizoj z. Rama të verifikojë çdo faturë pagese që është bërë prej meje nëpërmjet kësaj banke”, u shpreh Nishani. 
Sipas tij, pa aftësia e z. Rama për të bërë opozitë e ka shndërruar në një burim të pa vetëdijshëm duke lëshuar publikisht ç’ti vijë në gojë. Në këtë drejtim, Nishani bëri të ditur se nuk është banor i bashkisë së Tiranës, por i njësisë vendore, Komuna Farkë.  
“Z. Rama, as nuk e di se unë nga pikëpamja territoriale nuk jam banor i bashkisë Tiranë. Apartamenti im i ndodhur në zonën e Selitës i përket  territorialisht njësisë vendore, Komuna Fark, ku dhe shlyhen një pjesë e detyrimeve të tjera. Pikërisht për këtë arsye bashkia Tiranë nuk ka lëshuar asnjë faturë të ndonjë detyrimi financiar në adresën time. Por z. Rama ka vite që nuk merret as me punët e Tiranës, as me hallet dhe problemet e qytetarëve të saj. Ndaj ka ardhur koha që z. Rama të largohet sa më parë nga drejtimi i kësaj bashkie për të lënë vendin njerëzve që duan të punojnë për këtë qytet”, u shpreh më tej, ministri Nishani.
 ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›