Sfidat evropiane po bashkojnë shqiptarët e Ballkanit
Komisioni Evropian nuk gabon kur thotë se problemi i korrupsionit është në rend të ditës në Kosovë. Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Serbi, Bullgari dhe Maqedoni. Ndërkaq shumë sociologë që studiojnë këtë fenomen mbështesin idenë se korrupsioni vjen nga ndarja me të kaluarën komuniste, sepse regjimi i ri i demokracisë ka akoma institucione të dobëta në hallkën e shtetit. Objektivi në një të ardhme të shpejtë, në Prishtinë, është ai i riforcimit të strukturave shtetërore, pra modernizimin e mëtejshëm të shërbimeve për qytetarët. Mirëpo ekziston edhe një fenomen, pak si më karstik, që lidhet me privatizimet e dyshimta, në shumë fusha të ekonomisë, që lidhet ma së shumti me spekulimin ndërtimor. Mafia shqiptare është e inspiruar drejtpërdrejt nga segmente italiane në riciklimin e parave të pista në spekulimin e ndërtimit të pallateve. Në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë që është e qeverisur nga pinjollët e nomenklaturës komuniste, ka bërë kërdinë në hapësirat publike, më ndërtimin e eko-monstrave në mes të qytetit. Në Kosovë po ndodh e njëjta gjë.Duke lënë korrupsion, pas zgjedhjeve politika kosovare ka vazhduar në të njëjtën lojë të mëparshme. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti Sejdiu kanë deklaruar se Kosova është tashmë një “vend i pavarur, sovran dhe demokratik”. Tani pritet edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’i dhënë një ligjshmëri më të zgjeruar pavarësisë, që ka ardhur në mënyrë unilaterale, por me mirëkuptimin e shumë vendeve. Në të vërtetë, më shumë se kishave ortodokse, serbëve u intereson pasuria nëntokësore e Kosovës, sidomos minierat e Mitrovicës. Në lojë janë interesa të mëdha ekonomikë dhe gjeo-strategjikë. Gazeta serbe “Blic” shkruan se është e pamundur që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë një vendim pozitiv për Serbinë, për aq kohë sa Beogradi nuk llogarit vetëvendosjen e një populli dhe dëshirën e tij për t’u vetëqeverisur. është e vështirë të kthehesh prapa, në një rajon ku plagët e pastrimit etnik janë akoma të hapura. Do të duhet kohë për të paqëtuar Ballkanin. Ndërkaq, Kosova po përkrahet fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar. Shtete si SHBA-të, Franca, Gjermania, Arabia Saudite dhe shumë vende të tjera po e përkrahin hapur, pa asnjë kompleks Prishtinën zyrtare, fillimisht duke i njohur pavarësinë; vende si Rusia, Republika popullore kineze ose Spanja, qëndrojnë kundër Republikës së re ballkanike për motive të ndryshme, por mbi të gjitha për shkak të frikës se minorancat etnike mund të kërkojnë autonomi apo mund të pretendojnë të ushtrojnë të derjtën e vetëvendosjes. Në të vërtetë shumë vëzhgues thonë se Kosova është një brinjë e Shqipërisë; se banorët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtën kulturë, kanë të njëjtat doke e zakone, dhe po të dyja duan të jetojnë në komunitetin evropian, pa u shkrirë në “Shqipërinë e madhe”, siç ka frikë shumë vende.Në fund, një aspekt që mund të theksohet është se entiteti i ri shtetëror kosovar, për shkak të ndarjes komplet nga mendësia serbe, mund të shkojë drejt një ekstremizmi fetar, por që nuk do të thotë asgjë duke parë se problemet parësore janë mafia, krimi organizuar dhe korrupsionin në administratën....