Prefektura e Tiranës padit Edi Ramën, pasi vite me radhë ka dhënë leje ndërtimi, pa kërkuar dokumentin për mbrojtjen kundër zjarrit
Prefektura Tiranë, pas një inspektimi të kryer ka zbardhur sot disa shkelje flagrante që janë konsumuar rregullisht nga bashkia e Tiranës dhe agjencitë e saj mbështetëse. Duke analizuar dokumentacionin e degës së Tiranës të Policisë për Mbrojtjen nga Zjarri, është konstatuar se në mënyrë të rregullt, bashkia e Tiranës ka refuzuar që të aplikojë pranë kësaj dege, që t’i pajisë firmat që merrnin rëndom lejet e ndërtimit nga Edi Rama me dokumentin përkatës. Për këtë shkak, prefekti i Qarkut të Tiranës, Keltis Kruja, nëpërmjet zëdhënëses së tij, ka njoftuar se ka vendosur të bëjë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Rama, drejtuesve vendore të zyrës së urbanistikës si dhe drejtuesve të KRT-së për shkelje të dy neneve të Ligjit të Urbanistikës, shkelje prej të cilave mund të rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Ja edhe deklarata e plotë e zëdhënëses së prefektit të Qarkut të TiranësNe baze te te dhenave dhe provave te ndodhura prane policise per mbrojtjen nga zjarri dega e Tiranës - dhe te përcjella prane autoritetit te prefektit, rezulton se: KRrT e Tiranës, ne kundershtim te hapur me ligjin per urbanistiken, gjate viteve 2000-2005, ka dhene leje ndertimi per subjekte ndertuese te cilat nuk kane depozituar dokumentacion prane kësaj zyre dhe nuk kane marre te firmosur dhe vulosur lejen përkatëse. Sipas neneve 49 dhe 50 te Ligjit per Urbanistiken, zyra e urbanistikes dhe këshilli teknik jane direkt pergjegjese per shkeljet e konstatuara. Te dyja keto zyra jane pjese e administrates se bashkise Tiranë dhe drejtohen nga njerez te emeruar nga kryetari i kesaj bashkie. Prefekti i qarkut Tiranë, me autoritetin qe i jep ligji, dhe i vendosur ne zbatimin e tij, do te kallezoje penalisht kryetarin e bashkise Tiranë, KRRT-ne e bashkise Tiranë dhe zyren vendore të urbanistikes, per dhenien e lejeve te ndertimit ne kundershtim me ligjin....