Në Bellaqevc nesër fillon gërmimi për një varrezë masive

Prishtinë, 30 gusht – Agjencia serbe e lajmeve Beta njofton se nesër fillojnë gërmimet në Bellaqevc, ku dyshohet se ekziston një varr masiv me trupa serbësh të vrarë.
Gërmmet në këtë lokacion i ka konfirmuar kryetari i Komisionit për të Zhdukurit në Qeverinë e Kosovës, Prenkë Gjetaj.
Sipas tij punët do t’i kryejnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Gjetaj ka shtuar se Komisioni i Prishtinës e ka informuar Komisionin për të Pagjeturit të Qeverisë së Serbisë për masat që po ndërmerr.
Në bazë të rezultateve të para të gërmimit do të merret vendimi për hapat e mëtejshëm, ka thënë Gjetaj, duke shtuar se gjithë procesi do të mbikëqyret nga komisionet qeveritare të Kosovës e të Serbisë.
Sipas pohimeve të Komisionit për të zhdukurit të Qeverisë së Serbisë dyshohet se përveç në Bellaqevc varreza masive ka edhe në Livoç të Poshtëm dhe në Koshare.