FSK përgatitet me KFOR-in për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese

Prishtinë, 30 gusht - Forca e Sigurisë së Kosovës që nga kjo e hënë po përgatitet të marrë përgjegjësinë e plotë nga KFOR-i për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese, duke arritur kështu edhe një etapë të rëndësishme në zhvillimin e aftësisë së saj në shkatërrimin e mjeteve shpërthyese.
Gjatë kësaj faze të përkohshme, FSK-ja do të punojë me KFOR-in për të ndërmarrë reagimet në shkatërrimin e mjeteve shpërthyese në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media nga Zyra për marrëdhënie me media të KFOR-it, në të cilën theksohet se qëllimi i ardhshëm për FSK-në është të marrë nga KFOR-i rolin e reaguesit të parë në incidentet e lidhura me mjetet shpërthyese në Kosovë.
Në mes viteve 1999 – 2005 dhe nga viti 2009, KFOR-i ka pasur përgjegjësinë e plotë në shkatërrimin e mjeteve shpërthyese në incidentet me kërcenim për jetë dhe të cilat ndodhin jashtë ndërtesave të KFOR-it dhe zonave të ngarkuara me punë. FSK-ja nën udhëheqjen e KFOR-it gradualisht do të marrë përgjegjësinë për të reaguar në incidentet e lidhura me shkatërrimin e mjeteve shpërthyese në Kosovë, derisa KFOR-i do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet në Kosovë dhe praninë civile ndërkombëtare në shkatërrimin e mjeteve shpërthyese sipas nevojës.
“Njerëzit duhet të vazhdojnë t’i raportojnë në Policinë e Kosovës të gjitha incidentet e lidhura me shkatërrimin e mjeteve shpërthyese, ashtu siç bëjnë tani dhe KFOR-i do të mbetet përgjegjës gjatë fazës së përkohshme, ndërsa FSK-ja fillon të ndërmarrë intervenime në incidentet e lidhura me shkatërrimin e mjeteve shpërthyese.
KFOR-i vazhdon përkushtimin e tij për t’i ofruar FSK-së mbështetje të afërt në shkatërrimin e mjeteve shpërthyese dhe do të intervenojë në çdo kohë në qoftë se kërcënimi vlerësohet të jetë mbi aftësitë dhe mjetet e FSK-së.
Ende nuk është vendosur data kur FSK-ja do ta marrë përgjegjësinë e plotë të reaguesit në shkatërrimin e mjeteve shpërthyese”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra për marrëdhënie me media të KFOR-it.