Prishtina kërkon Rezolutë që e respekton pavarësinë

Prishtinë, 30 gusht – Kosova ka kërkuar nga aleatët e saj që Rezoluta, e cila do të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, të respektojë mendimin e GJND-së dhe vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi.
Qeverisë së Kosovës nuk i kanë bërë përshtypje deklaratat e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, se Beogradi do të zhvillojë bisedime me fuqitë perëndimore rreth rezolutës që do t`i prezantohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 14 shtator.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë “Kohës Ditore” se Prishtina nuk tërhiqet nga dy qëndrime rreth Rezolutës që duhet t`i paraqitet dhe të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme.
“Janë dy çështje që ne kërkojmë në raport me Rezolutën. E para, që të tërhiqet projektrezoluta e Serbisë dhe, e dyta, që eventualisht Rezoluta që do të miratohej nga Asambleja e Përgjithshme në çdo rast të reflektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe mendimin e GJND-së”, ka thënë Kuçi.
Sipas tij, Kosova dhe aleatët e saj nuk mund të hyjnë në kurrfarë kompromisi në raport me këtë rezolutë.
“Kompromisi më pak sesa një rezolutë, që ka shprehur vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe mendimin e GJND-së për pavarësi, nuk mund të ekzistojë”, ka thënë Kuçi.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se delegacioni i Qeverisë së Serbisë do të udhëtojë për në Bruksel për të biseduar me përfaqësuesit e BE-së rreth Rezolutës mbi Kosovën, që i është paraqitur KB-së. Tadiq ka thënë se vërejtjet në Rezolutën e Serbisë për Kosovën nuk kanë ardhur nga institucionet e BE-së, por nga ministritë e jashtme të disa vendeve. Sipas tij, në tekstin e Rezolutës ka pasur vërejtje nga pesë vendet më të rëndësishme të BE-së, vendet e Quintit dhe nga SHBA-ja, kurse Rusia, Brazili, Kina, India dhe pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk kanë pasur vërejtje.
Ai ka thënë se qëndrimi i vendeve të Quintit nuk mund të injorohet, por Serbia nuk do të heqë dorë as nga Kosova, as nga BE-ja. “Konsiderojmë se Rezoluta jonë është mjaft kompromise. Po ashtu konsiderojmë se askush nuk mund të jetë kundër negociatave, ka thënë Tadiq, dhe ka shtuar se negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës janë rast për zgjidhjen e konfliktit historik mes popullit shqiptar dhe serb”, ka thënë Tadiq.
Deklaratat e presidentit serb janë bërë pas rritjes së zërave në opinionin beogradas se i pari i shtetit të Serbisë, Tadiq, është i gatshëm që të bëjë kompromise rreth Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se debatet në Serbi janë pjesë e vetëdijesimit të ngadalshëm të opinionit serb se Kosova është shtet i pavarur.
“Atje është një frymë ende e mitizimit dhe e politikës konfrontuese në Serbi, por me siguri ka mendje racionale dhe unë besoj se politikanët dalëngadalë do të fillojnë që edhe publikisht të shprehin bindjen se Kosova është shtet i pavarur dhe të evitojnë frymën konfrontuese”, ka thënë Kuçi.
Serbia ka dorëzuar e para në Asamblenë e Përgjithshme një projektrezolutë, ku bëhet thirrje për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për statusin. Deri më 14 shtator Serbia mund t ndryshojë ose ta tërheqë fare projektrezolutën e vet, në mënyrë që t`i lihet vendi një projektrezolute të sponsorizuar nga fuqitë perëndimore, e cila do t`i bënte interpretimin e duhur opinionit të GJND-së.
Javë me parë presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaçi, u kanë nisur një letër shteteve anëtare të OKB-së me anë të së cilës u kanë kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtimin e projektrezolutës të sponsorizuar nga Serbia.
“Në vazhdën e zhvillimeve të reja pas mendimit të GJND-së, i cili ka konfirmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me respekt të veçantë u kërkojmë të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të kundërshtojnë rezolutën e sponsorizuar nga Serbia si një veprim krejtësisht i panevojshëm dhe si një kritikë e papranueshme ndaj GJND-së”, thuhej në këtë letër.
Letra i është dërguar edhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, kabineti i së cilës po i udhëheq përpjekjet që vendet e Bashkimit Evropian të pajtohen rreth një projektrezolute të përbashkët të cilën do t`ia propozonin Asamblesë së Përgjithshme.
Projektrezoluta e zonjës Ashton kërkon nga Kosova dhe Serbia që të nisin dialogun në kuadër të perspektivës evropiane, ndërkaq njëherësh i bën thirrje Asamblesë së Përgjithshme që të njohë opinionin e GJND-së, i cili ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kanë bërë të ditur burime të gazetës. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk kanë ndërtuar një qëndrim unik rreth rezolutës që do të duhej t`i prezantohej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërkaq deri më 14 shtator, kur do të mbahet sesioni i radhës i Asamblesë së Përgjithshme, përpjekjet diplomatike për këtë çështje nuk do të mungojnë. Bisedimet që Tadiq do të ketë në Bruksel do të shërbejnë për këtë çështje, i kanë thënë gazetës zyrtarë të lartë ndërkombëtarë. Sipas të njëjtave burime, në rast se nuk bindet Serbia që të tërheqë projektrezolutën e vet, dhe shtetet brenda BE-së nuk gjejnë gjuhë të përbashkët rreth projektrezolutës së Ashtonit, atëherë opsioni i fundit do të ishte që shtetet që e kanë njohur pavarësinë, kryesisht vendet e Quintit, të dorëzojnë një projektrezolutë të përbashkët. Në të njëjtën kohë do të lobohej që projektrezoluta nga Serbia të mos arrinte votat e duhura, në mënyrë që pastaj të votohej për projektrezolutën e vendeve mbështetëse të Kosovës.