E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet në Tiranë, në një muaj 13 persona nën procedim gjyqësor

13 persona, të dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor,   janë marrë nën procedim gjyqësor për periudhën kohore  15 mars -15 prill 2009 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.  Shifra është bërë e ditur sot nga burime zyrtare pranë kësaj Gjykate, të cilat pohuan se  një pjesë e këtyre personave akuzohen edhe si shkaktarë për aksidente rrugore që kanë ndodhur kohët e fundit në qarkun e Tiranës. Çështjet penale ndaj tyre fillimisht janë hetuar  nga policia rrugore e Tiranës dhe më pas nga specialistë të fushës në prokurorinë e Rrethit, të cilët kanë mbledhur prova dhe fakte për dokumentimin ligjor të tyre. Ndër personat e marrë nën procedim gjyqësor ka edhe nga ata që akuzohen për vepra të tilla penale si drejtim mjeti pa lejen e nevojshme apo në gjendje të dehur, të cilat konsiderohen shkelje të rënda prej nga burojnë aksidentet rrugore. Nga ana tjetër,  Policia e Tiranës ka marrë masa të ashpra për minimizimin e aksidenteve rrugore dhe pasojave të tyre, duke ndërmarrë herë pas here kontrolle  për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve si dhe aksione për ndërgjegjësimin e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›