E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë/ Festa e Pashkëve, panair poçerie, ekspozita dhe koncerte

Panairi i përvitshëm i Poçerisë i hapur mbrëmë në  sheshin para katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Korçë në javën e kremtimeve për Pashkët ortodokse, po ekspozon në kënde të posaçme të qarkuara me rethime druri dhe tenda, punimet e artizanëve të rrethit në poçeri dhe baltë. "Sjellim në këtë panair traditën e punimeve të poçerisë në rajonin e Korçës", shprehet skulptori Vasillaq Kolevica, ndërsa përmend zonat si Sovjani apo Tumat Ilire të Kamenicës, ku janë zbuluar punime shumë të hershme qeramike dhe balti, prej nga duket vijimësia e traditës së  punimit të tyre, deri në ditët e sotme.  Për të ruajtur dhe zhvilluar këtë traditë, Bashkia e Korçës në kuadrin e veprimtarive festive për Pashkët, ka vendosur që të krijojë lehtësira fiskale për artizanët e poçerisë, në vitin e dytë të organizimit të Panairit të Poçerisë, që do të qëndrojë hapur në sheshin kryesor të qytetit, deri në 18 Prill. Panairi i Poçerisë, që ka edhe kuptim simbolik për besimtarët ortodoksë gjatë kremtimeve të festës së Pashkës, organizohet pikërisht në këtë periudhë, duke çelur siparin e aktiviteteve të tjera kulturore, që do të zhvillohen përgjatë vitit në këtë qytet. Afishe të shumta, ekspozuar në fasadat e pallatit të kulturës "Vangjush Mio"  paralajmërojnë aktivitete të afërta kulturore, mes të cilave, një koncert recital, ekspozitën e  piktorit lezhian Pashk Përvathi, si dhe aktivitetet me rastin e 100-vjetorit të krijimit të sportit Korçar, etj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›