E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontradiktat dhe paradokset e Papës Piu II!

Nga Agron Luka*
Në 25 qershor 1463 edhe Gj. K. Skënderbeu, e ftoi me letër Sulltan Mehmetin II të bëhet kristian!Duke gjykuar mbi sintezat që paraqet interneti italian, unë, nuk besoj se me sintezën justifikohet edhe çështja që ekspedita e trupave albane në Itali është trajtuar e anashkaluar fare tangent dhe thjeshtë si kronologji ngjarjesh. Po citoj një rast: Nel 1459 Scanderbeg si recò in Italia per aiutare Ferdinando I, re di Napoli figlio del suo amico e protettore Alfonso d'Aragona nella lotta contro il rivale Giovani dAngio e del suo esercito. Intanto, altre due armate turche comandate da Hussein-bey e Sinan-bey, nel febbraio del 1462, mossero contro gli albanesi costringendo Skanderbeg  a rientrare in tutta fretta nella sua patria, per guidare il suo esercito. Ci fu una furiosa battaglia presso Skopje che vide i turchi annientati e il sogno di Maometto II, di far giungere il potere musulmano fino a Roma infrangersi. La decisione finale fu un trattato di pace firmato il 27 aprile 1463 tra Maometto II ed il G. Castriota. Ferdinando I nel 1464, in segno di riconoscimento per l'aiuto ricevuto da Scanderbeg, concesse al signore albanese i feudi di Monte Sant Angelo, Trani e San Giovanni Rotondo. Intanto, la morte di  papa Pio ad Ancona, il 14 agosto 1464, determinò il fallimento della grande crociata che il Pontefice aveva in mente. Përkthimi nw shqip: Më 1459, Skënderbeu erdhi në Itali për të ndihmuar Ferdinandit I, mbretin e Napolit, birin e mikut të tij dhe mbrejtësit Alfonsi i Aragonës në luftën kundër rivalit Giovani d Angio dhe ushtrisë së tij. Ndërkohë dy armata të tjera turke të komanduara nga Hysen Beu e Sinan Beu, në shkurt të 1462-shit, lëvizën kundra albanezëve duke e shtrënguar Skënderbeun të rikthehej me të gjithë shpejtësinë në atdheun e tij, për të drejtuar ushtrinë e tij. U zhvillua një betejë e furishme në afërsi të Shkupit e cila bëri që të vyshkej ëndrra e Mehmetit II, për të arritur fuqia myslimane deri në Romë. Vendimi final qe një traktat paqeje i firmosur më 27 prill 1463, ndërmjet Mehmetit II dhe Gj. Kastriotit. Ferdinandi I, në 1464, në shenjë të mirënjohjes për ndihmën e dhënë nga Skënderbeu, i njohti zotërisë alban feudet e Malit të Shën Ëngjëllit, Tranit dhe Shën Givanni Rotondo. Ndërkaq vdekja e Papës Piu II në Ankona, më 14 gusht 1464, mbizotëroi falimentimin e Kryqëzatës së Madhe, të cilën Pontifiku e kishte në mendje. (G.C. Scanderbeg, Wikipedia).Në këtë lloj komentimi unë vërej  një lloj mendjelehtësie të qëllimshme. Përse nuk flitet këtu, edhe me një gjysmë fjalie të paktën, se për të shkuar në Itali, Gj. K. Skënderbeu ishte detyruar të bënte një sakrificë supreme, të bënte edhe një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje me Sulltan Mehmetit II, qysh nga viti 1458 e në vazhdim?! Dhe të vërejmë se te ky koment nuk është harruar shënimi për tërheqjen e Skënderbeut nga lufta italiane në shkurt 1462 dhe për paqen e 27 prillit 1463 të firmosur nga Gj.K. Skënderbeu dhe Sulltan Mehmeti II! A mund të pretendohej se trupat okupatore turke do të rrinin në qetësi të plotë, gjersa të përfundonte komplet ekspedita italiane?! Shpesh, siç mund ta dini ose jo, interpretimet marrin edhe disa rrjedhime të tjera. Mbi të gjitha, përderisa është përmendur kjo paqe e vitit 1463, përse nuk flitet me një fjali edhe për presionet e gjithanshme dhe shtrëngimin jashtëzakonisht të madh që iu bë Gj.K. Skënderbeut, me në krye Papën Piu II dhe të gjithë të tjerët, për ta thyer dhe për ta prishur ai i pari dhe në mënyrë unilaterale këtë paqe të vitit 1463! Tekstet italiane e sjellin këtë marrëveshje të nënshkruar me 27 prill 1463, midis vetë Sulltan Mehmetit II dhe Gj. K. Skënderbeut. Duhet shënuar se deri më sot burimet e arkivit sekret të Vatikanit dhe burimet turke-osmane, për arsye nga më të ndryshmet, nuk na kanë sjellë të dhëna të reja, kështu që vetëkuptohet se do të analizojmë mirë Barletin së paku fillimisht, në pritje të dokumenteve të reja arkiviale. Pasi Skënderbeu ishte kthyer në atdhe më 1462, detyrimisht lindi nevoja për ripërtëritjen dhe vazhdimin e marrëveshjes së paqes, nëpërmjet disa takimeve diplomatike. Me këtë rast te Barleti kemi një seri letërkëmbimesh dhe fjalimesh, të cilat realisht kanë një gabim prej rreth dy vitesh në datimet. (Shih sqarimin në HS, f 421). Duke i anashkaluar të gjitha traktativat etj, ne po fokusohemi direkt te paqja e vitit 1463, e cila te Barleti, në konfrontim me burimet italiane, nuk figuron me gabim viti, por me sa duket vetëm me një diferencë të ngushtë nja dy mujore. Sipas Barletit, nga Stambolli, me 7 maj 1463, Sulltan Mehmeti II, Emir dhe Sundimtar khalif i lindjes dhe i perëndimit, i kishte dërguar Skënderbeut Princit të albanëve dhe epirotëve një letër.  Në atë letër, duke i konsideruar si të falshme, sporadike dhe të evitueshme disa shkelje të marrëveshjes, si rrëmbimi i bagëtive etj, e luste ta përforconin me një betim marrëveshjen ekzistuese, si një besëlidhje dhe paqe e re me një betim të shenjtë. Sulltani, pasi e sinjalizonte se do ta mashtronin, se ishin duke i bërë hesapet pa hanxhiun, përsëri rizotohej solemnisht se, nëqoftëse do i pranonte këto kushte,Skënderbeu do të mbretëronte përgjithmonë bashkë me pasardhësit dhe do ti kishte të pa cënuara të gjitha gjërat e tija. (HS, f 439-440)
Në analizë, pika e parë që do të ngrihej do të ishte autenticiteti i kësaj letre. Ka ekzistuar dokumentarisht një letër e tillë, ka ekzistuar një letërkëmbim i tillë, mbi të cilën Barleti edhe mund të operonte pastaj me pak improvizim letrar?  Por, ndërkaq nuk kemi arësye ta përjashtojmë kategorikisht, sepse në fund të fundit shkëmbime diplomatike intensive për një paqe e marrëveshje të tillë ishin zhvilluar. Kjo letër e Sulltanit Mehmet II, pasohet nga një letër e gjatë, ku del në pah edhe kapaciteti intelektual i Skënderbeut. Duke u bazuar tashmë në gjithë ato garanci të forta dhe sidomos në premtimet e Papës Piu II, Skënderbeu (ose Skënderbeu barletian) shkruante: E gjatë është pas meje radha e princërve të krishterë. Bashkë me Pontifikun Suprem, Piun, ty ta kanë bërë benë të gjithë mbretërit dhe dukët dhe thuajse kanë ardhur për të të përmbysur e për të lënë pa mbretëri. Në mbështetje të miqësisë së dikurshme... po më dëgjove mua, po deshe të kthehesh në fenë e vërtetë të Krishtit, të mendosh më në fund për shpirtin tënd,  pasi të heqësh dorë nga pabesia dhe nga verbëria e sektit muhamedan, ti do të mundesh ta kesh edhe pushtetin edhe emrin tënd të madh... Ja, Zoti i madh dhe i vërtetë po ta sjell rastin në gjithë punët e tua të jesh i qetë, edhe mbretërit edhe princërit tonë do të të duan, të të respektojnë, të të nderojnë. Kështu, as lakmia për të mbretëruar, as halli për të mirat që ke nuk do të të mundojnë, sepse çdo gjë që e ke me të padrejtë, çdo gjë që me mënyra të pa ligjshme e ke bërë tënden, prijësit e krishterë do ta lejojnë me siguri që ti kesh të tuat, do të pranojnë, do të njohin. Ti do të jesh prijës i vërtetë dhe do të sundosh me mënyra të ligjshme, mjafton që ta pranosh këtë fe... pastaj do të të vijë keq për kohën që ke humbur, do ta shkulësh, do ta çrrenjosësh çdo gënjeshtër, çdo ndyrësi që ka lënë tek ju ai pseudo...Nga çadrat tona , 23 qershor 1463 (HS, f 443-444). A mund të ishte shkruar një letër e tillë?! Përsëri nuk mundemi ta përjashtojmë, sepse ne dimë ndonjë rast, ku realisht letra të tilla të gjata dhe me këtë stilin polemik, në traktativat diplomatike, shkruante Skënderbeu dhe kancelaria e tij. Por këtu, çështja më pikante, sipas meje shtrohet kështu: a do të guxonte një prijës evropian, një Princ  si Skënderbeu, dhe aq  më pak një prift i thjeshtë si  M. Barleti ta improvizonte, ta falsifikonte një çështje me kaq përgjegjësi, të lëshonte një thirrje të kësaj përmase, pa një autorizim, pa një leje direkt e nga Papa Piu II?! Mos kemi këtu, në minimumin e minimumeve, edhe një lloj ripërsëritje, një farë kopjimi diplomatik e ironik të asaj letrës së Papës Piu II të vitit 1461?! Për mua është në logjikë, që kjo letër diku e ka pasur një bazamentin, përndryshe as nuk do të ishte lejuar nga censura inkuzicioniste të botohej. Për më tepër, do të konsiderohej edhe si dekonspirim, ose edhe si nj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›