Percahet PS krijohet nje parti e re
Një nga ish-themeluesit e Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi, krijon një parti të re politike, Lidhja për Progres dhe Drejtësi. Në ditët e para të vitit të ardhshëm, Sherifi, një nga anëtarët e parë të selisë rozë, që e vërteton edhe teseri i partisë që mban numrin 13, do të drejtojë partinë e re, e cila do të konkurrojë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sherifi bëri të ditur se aktualisht është duke punuar me përbërjen e forcës së tij politike dhe shumë shpejt do të dalin edhe emrat drejtues të saj. “Kjo parti e re politike, do të jetë e hapur për të gjithë. Është një parti e qendrës dhe synon ndër të tjera edhe atë elektoral, 40% të shqiptarëve që nuk marrin pjesë në zgjedhje”, u shpreh Sherifi.
Sipas tij, aktualisht grupi organizator po merret me strukturat e forcës politike, që është në prag të themelimit të saj. Ai shtoi se kjo forcë e re politike, do të jetë e hapur për të gjithë të pakënaqurit, ata që nuk votojnë dhe që do të mbështesin synimin, objektivat dhe vizionin e saj. “Është e ditur, se 40 për qind e zgjedhësve nuk votojnë, ne do të synojmë të thithim këtë elektorat. Ndaj dua të theksoj faktin se kjo parti do të jetë e hapur për të gjithë, pavarësisht ngjyrimeve", theksoi ai.
Elmaz Sherifi, mbahet mend si një ndër themeluesit e Partisë Socialiste, ai ka qenë gjithashtu edhe deputet i selisë rozë për dy legjislatura, anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH si dhe Ministër i Punës, Çështjeve Sociale si dhe anëtar i kryesisë së PS-së. Ai njihet si tepër kritik ndaj qëndrimit dhe politikës së kreut socialist, Edi Rama dhe jo pak herë ka shprehur hapur qëndrimet kundër.
Së fundmi, vetëm një muaj më parë ai shpalli edhe ndarjen me Partinë Socialiste, më tepër një ndarje zyrtare, pasi prej kohësh ai ka qenë larg strukturave të selisë rozë. Ky distancim zyrtar i tij erdhi menjëherë pas Kongresit të Partisë Socialiste, ku në fakt prej kohësh nuk mbante poste në këtë parti.