Durrës, vetëvritet 45-vjeçari, s`dihen motivet

Një 45-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallë të Manzës ku 45-vjeçari Petrit Gjeçi është vetëvrarë për arsye ende të panjohura.
Kanë qënë familjarët e 45-vjeçarit të cilët kanë lajmëruar policinë pasi e kanë gjetur atë të pajetë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të cilat e çuan 45-vjeçarin t`i japë fund jetës.