E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikon burgimin për 4 euro

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 20:16

Një 17-vjeçar nga Kosova, i cili ia kishte plaçkitur me dhunë një moshatari të tij austriak 4 euro, rrezikon të dënohet me një deri dhjetë vjet burgim. Ngjarja kishte ndodhur në Linz, kur kosovari e kishte urdhëruar austriakun t’ia jepte të gjitha paratë që kishte, përndryshe do ta sulmonte.

Atij i kishin qëlluar vetëm 4 euro. Pas gjysmë ore, policia e kishte arrestuar tinejxherin kosovar, ndërkaq gjykata do të vendosë për rastin të hënën ose të martën. Bazuar në ligjet austriake, kosovari rrezikon të dënohet rrast me burgim.

“Në Austri nuk gjykohet sipas shumës së parave të vjedhura, por sipas mënyrës së vjedhjes”, ka thënë një përfaqësues i Entit të Kriminalistikës në Linz.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›