Qeveria: Mjekët të rikthehen në vendet e punës
Prishtinë - Edhe pse nuk ka premtuar asnjë zgjidhje të kërkesave të bluzave të bardha në Kosovë, qeveria ka kërkuar që ata të rikthehen në punë pasi greva disa ditore po shkakton ehde vështirësi serioze në trajtimin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore nëpër spitale. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka dekalruar se se mundësitë buxhetore janë të limituara për t’i plotësuar kërkesat e grevistëve shëndetësorë. “Mendoj se kjo qasje e grevës nuk është adekuate dhe besoj se nuk është as profitabile, as për protestuesit, as për ne”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.