Sheshi Adem Jashari në qendër të Stambollit
Stamboll - Në praninë e shumë autoriteteve shqiptare nga Kosova e Maqedonia dhe të atyre turke, është përuruar edhe parku me që mban emrin e heroit “Adem jashari” në Stamboll të Turqisë. Parku ndodhet në një zonë të populluar nga shqiptarë, në Bajrampasha. Në manifestim i pranishëm ishte edhe një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brenshme të Kosovës Zenun Pajaziti dhe anëtarë tjerë qeveritarë nga Kosova. Në manifestim mori pjesë edhe kryetari i Stambollit, ministri i Ekologjisë në qeverinë turke si dhe deputetë nga të Parlamentit turk. I tërë manifestimi ishte nën patronazhin e komunës “Bajrampasha” me kryetarin e saj Hysej Bikce.