Kambanat që nuk dëgjohen në Shkup
Shkup - Tonet e larta kritike nga ana e faktorit ndërkombëtar për rezerva por edhe më shumë se kaq, për standarde të shkelura e të përsëritura nga qeveria e Shkupit nuk po arrijnë akoma të kthehen në një reflektim të përgjegjshëm për kabinetin e Gruevskit. Në fakt është një kalvar i gjatë shkeljesh të identifikuara si në fushën e të drejtave të njeriut, ashtu edhe ato të raporteve jo normale etnike , të sistemit gjyqësor e të tjerë që vijnë në mënyrë të përsëritur dhe trashëgohen nga njëra qeveri tek tjetra, duke mos patur një reagim serioz e të prerë , gjë që detyron diplomacinë ndërkombëtare të ashpërsojë tonet. Raporti i fundit i DASH ishte mjaft fshikullues, ishte nga më të rëndit për qeverinë e Shkupit, por megjithëse kambanat bien në mënyrë të përsëritur, ato nuk vijojnë të dëgjohen. Qeveria përveç konfliktit të brendshëm, fut vendin edhe në një konflikt me partnerët ndërkombëtar dhe mbyll vetvetiu dyert e integrimeve që janë jetike për vendin. Një fakt sinjifikativ është për këtë shtyrja edhe për një vit tjetër i procedurës për heqjen e vizave për në vendet e BE-së, duke shtuar kështu problemet që kanë qytetarët e këtij shteti jo thjesht vetëm përpara ambasadave të huaja, por edhe me kufizimet që vijnë nga lëvizja e lirë e pasojat shoqëruese. Sigurisht që Maqedonia është përballur vitin e kaluar edhe me mosmarrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, çfarë përbën një penalizim të rëndë mbi të gjitha për qytetarët maqedonas , por në analizën e këtyre pengesave rastet janë të shumta. Të gjithave shtetarët e djeshëm por edhe ata të sotëm ua gjejnë nga një justifikim të mbështjellë me nacionalizëm, por nuk po gjejnë akoma ilaçin shërues për të mos patur më penalitete me impakt negativ për të ardhmen integruese.
Standardet e shkelura që i përkasin disa fushave janë dëshmi e një aftësie qeverisëse të kufizuar, por edhe të një ngarkese paragjykimesh etnike. Ndjeshmëria në këtë drejtim është mjaft e lartë dhe diplomacia ndërkombëtare ka treguar koherencë se këtu nuk fal. Por atë që diplomacia ndërkombëtare nuk e toleron, e tolerojnë ata që më së paku do të mund ta bënin një gjë të tillë. Raporti i DASH-it është një dokument i paneglizhueshëm nga ana politike dhe një referencë e besueshme dhe serioze për të ngritur zërin nga ana e faktorit politik shqiptar për pabarazitë e konstatuara lidhur me arsimimin e shqiptarëve, punësimin në administratën e lartë, pjesëmarrjen në politikë e të tjerë. Pikërisht është vënë gishti ku janë plagët, por pacientët përsëri nuk dëgjohen të kenë ndjeshmërinë e duhur të reagimit. Të kapluar në ethet e fushatës elektorale, raporti i DASH-t gati-gati po kalon pa u vënë re, në vend që të shkaktonte një furtunë politike dhe publike për shkeljet e konstatuara dhe të shërbente si një motiv reformues për politikën e një shteti që nuk drejtohet, por sundohet përmes një fryme refraktare etnike.
Në se segmentit politik maqedonas i intereson ky gjumë dhe mostrazimi i situatës, segmenti politik shqiptar ka rastin të riafirmojë kërkesat e mohuara e të nëpërkëmbura përmes një sponsorizimi që nuk po i mungon. Fatkeqësisht ai nuk guxon të bëzajë. I mbetur në kufijtë e një politike shumë folklorike, të një fjalori tepër të kufizuar dhe alternativave që mbështeten mbi sentimente kombëtare më shumë se mbi vizione pragmatiste të së ardhmes, politikanet shqiptarë vozisin në terma që pak i bezdisin maqedonasit , por shumë më pak zgjidhin hallet e problemet e shqiptarëve, të atyre që janë mandatuar për t’i përfaqësuar. Dëgjon e ridëgjon tema të konsumuara, patriotizma pranë oxhaqesh dimërorë, këngë majekrahu, realizime të përsëritura, por asnjëherë një strategji të vërtetë integruese dhe mjetet imponuese që do të avancojnë pozitën e shqiptarëve në atë kuotë që e meritojnë dhe e kërkon një zhvillim i balancuar i vendit. Kjo e bën edhe më gri realitetin dhe të ardhmen. Ok, kambanat që bien nuk kanë dëshirë të dëgjohen nga qeveritë , pavarësisht ngjyrave, por ata nuk kanë pse të mos dëgjohen prej atyre që kanë nevojë shumë për një zgjim në kohë. Një raport ndërkombëtar nuk është vetëm një tërheqje vëmendjeje për qeverinë, ai është edhe një shkundjeje dhe prishje e status kuosë edhe për opozitën. Megjithë disa poste honorifike dhe jo kushtëzuese që kanë shqiptarët në qeveri, ata mbeten opozitarë në realitet përderisa kushtet e tyre bazike vazhdojnë të shkelen në mënyrë të përsëritur .
Prandaj jo vetëm këto reagime diplomatike nuk mund të anashkalohen, por është e nevojshme që ata të jenë inicuese të zbatimit e plotësimit të kërkesave që vijojnë të mbeten peng prej kohësh e të pazgjidhura. Faktori politik shqiptar ka rastin e një reflektimi të thellë pas raportit sepse kambanat bien për ta shkundur edhe atë. Përderisa në një nga dokumentet më të rëndësishëm politikë e diplomatikë është konstatuar si problem serioz standardi i pozitës së shqiptarëve, faktori politik që i përfaqëson duhet të jetë shumë më i përgjegjshëm. Në të kundërt ai provon se ka probleme serioze dhe pikëpyetjet që shtohen e komprometojnë rëndë.
Gëzim Podgorica, Lajm