E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, rrëzimi i avionit shkakton dhjetëra të vdekur

Magetan - Të paktën 78 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni pasagjerësh në Indonezi. Avioni me rreth 100 pasagjerë në bord është rrëzuar pranë një plantacioni orizi në qytetin Magetan. Nga të dhënat e korrespondentëve të BBC-së, në vendin e ngjarjes shihen ende flakët që përfshinë avionin e rrëzuar.

Skuadrat e shpëtimit janë duke evakuuar të plagosurit dhe të vdekurit. Një televizion lokal njofton se avioni shkatërroi edhe dy shtëpi në momentin e rrëzimit. Avioni udhëtonte nga kryeqyteti Xhakarta për në drejtim të ishujve lindorë të Indonezisë.

Nga të dhënat e para nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të avionit, por thuhet se ekuipazhi kishte pasur lidhje disa minuta përpara rrëzimit të avionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›