E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hyseni, nga Nju Jorku në Dubrovnik

Kroaci Shefi i diplomacisë së Kosovës, në takimin rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka përfunduar qëndrimin e tij në Nju Jork, ku mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për zhvillimet e fundit në Mitrovicë dhe përgjithësisht në Kosovë.
Nga Nju Jorku, ministri udhëton për në Dubrovnik, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Jadrokoviç, për të marrë pjesë në dy konferenca. Ministri Hyseni është ftuar që për herë të parë të marrë pjesë në një takim ministror të Kartës së Adriatikut, A-5, në cilësinë e vëzhguesit. Ky takim mbahet në datën 9 korrik. Ndërkaq, në datën 10 korrik, ministri Hyseni, po ashtu me ftesë të ministrit të Jashtëm kroat, Jadrokoviç, merr pjesë në Samitin e Kroacisë 2010, i cili për temë këtë vit ka: "Europa Juglindore përballë sfidave globale". Ministri Hyseni është ftuar të flasë në sesionin plenar, "Vizioni i ardhshëm për Europën Juglindore". Në këtë sesion pritet edhe paraqitja e ministrave të Jashtëm nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›