E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bechtel & Enka fiton tenderin e autostradës Morinë-Merdar

Emri i konsorciumit fitues është publikuar nga ministri kosovar i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj. Nga të gjitha firmat që konkurruan, vetëm “Bechtel & Enka” dhe “Strabag” dhanë ofertë financiare, përkatësisht nga 600 milionë dhe 1 miliard euro.

Autostrada Morinë-Prishtinë-Merdar ka një gjatësi prej 117 kilometrash, dhe sipas një vlerësimi të përafërt, kostoja e projektit do të jetë rreth 700-800 milionë euro. Traseja e autostradës parashihet të kalojë në tetë komuna dhe me asfalt do të mbulohen 1.062 hektarë tokë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›