E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i shkruan homologut Sejdiu

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi dje një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me anë të së cilit përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së përcaktimit të vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë. "I nderuar zoti President! Më lejoni që të përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë!", thotë Topi. Shpreh bindjen, tha ai, se këto akte të rëndësishme politiko-juridike ndihmojnë pozitivisht frymën e fqinjësisë së mirë e bashkëpunimit rajonal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›