BE reagon ndaj kaosit politik ne Greqi

Situata në Greqi shqetëson krerët e BE. Presidenti i Këshillit të Europës Herman Van Rompuy është shprehur në një mesazh në rrjetin social tëitter se pa mbështetjen e BE Greqia do të ketë një kosto shumë të lartë. Pa europën ka thënë Rompuy kostoja do të jetë e paimagjinueshme. Politikanët duhet të flasin me një gjuhë të qartë mbi atë se cfarë po ndodh në Greqi. Një deficit me 15% dhe një borxh në 160% të PBB nuk janë të qëndrueshëm . Reformat janë të nevojshme me apo pa BE, ka shtuar kreu i KiE. Reagimi i Rompuy vjen pas pak orësh ku në shtypin grek shpërndahet lajmi se lideri i koalicionit të së majtës radikale, Alexis Tsipras do të t’i dërgojë sot presidentit të KE Jose Manuel Barroso, Van Rompuy dhe numrit një të BQE Draghi një letër në të cilën njofton se afatet e marrëveshjes për shpëtimin ndërkombëtar të Athinës nuk mund të aplikohen më, pas kundërshtimit që elektorati grek i ka bërë paketës së masave shtrënguese të paranuar nga qeveria e mëparshme. Ndërkohë që edhe presidenti i parlamentit europian Martin Schulz ka reaguar ndaj kaosit politik në Greqi. Pa formimin e një qeverie të qëndrueshme Greqia ka thënë Schulz nuk do të marrë asnjë ndihmë nga vendet e tjera të Eurozonës. Duke folur me tone të ashpra për të përditshmen gjermane Bild, presidenti i PE u ka bërë thirrje partive politike në Athinë të reflektojnë mirë mbi faktin se një qeveri e qëndrueshme, dhe që respekton angazhimet e marra është një mundësi e mirë për të marrë ndihmën e mëtejshme të vendeve të Eurozonës.