Sagem, thërritet për informim. Pozitë-Opozitë, bien dakort
Opozita këmbëngul në kërkesën për karta falas. Por, pozitë-opozitë kanë rënë dakort të thërrasin për informacion kompaninë “Sagem” që po prodhon kartat. Në mbledhje e sotme raportuan kryetari dhe nënkryetarja e KQZ.
TIRANE- Komision i posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, do të thërrasë në një seancë pyetjesh përfaqësues të kompanisë “Sagem Secutity” që po merret me prodhimin e kartave dhe pasaportave biometrike. Edhe pse çuditërisht nuk është parashikuar në kontratë një marrëdhënie llogaridhënieje në parlamentin shqiptarë, maxhoranca ka rënë dakort të mbështesë propozimet e opozitës për ta bërë një gjë të tillë.
Deputeti i Partisë Socialiste Kastriot Islami tha se ka një paqartësi në dhënien e informacionit për paisjen me karta, si për formën e informacionit, por edhe për freskinë e tij, ndaj duhet një senacë dëgjimi me përfaqësues të kompanisë.
Por opozita edhe sot këmbënguli për kërkesën e saj për karta identiteti falas.
“Është keqkuptuar ideja e jonë për kartat e identitetit falas. Kjo të kujton në mënyrë asimetrike taksën që ekzistone para 50 vitesh në SHBA për votuesit, çka i pengonte ata të shkonin të votonin. Kjo taksë tashmë ka 50 vite që është hequr dhe ekziston në Shqipëri, kjo ndodh në një moment kur personalitetet e Shqipërisë do të shtrëngojnë dorën me presidentin Amerikan. Akoma më keq bie kjo, ku në kuadrin “Shqipëria 1 euro”, vjen në Shqipëri dhe bën 50 milion euro fitim zoti Fazlliç”- tha deputeti i PS-së Katriot Islami.
Edhe maxjhoranca nga ana e saj ka rënë dakort për thirrjen e përfaqësuesve të kompanisë, por ndryshe nga opozita është shprehur e kënaqur për ecurinë e procesit të paisjes me karta identiteti.
“Ne do ti drejtohemi në formë institucionale dhe kompanisë që të kemi një informim të plotë ndaj kompanisë e cila merret me prodhimin e kartave të identitetit, ndaj dhe në ditët e ardhshme do të kemi informacion lidhur me këtë gjë”- u shpreh përfaqësuesi i maxhorancës.
Më tej ai shtoi se “përsa i përket paisjen me karta të reja të identitetit, jemi mjaft të kënaqur me ecurinë e këtij procesi”.
Më herët në komision raportuar kryetari dhe nënkryetaria e KQZ-së, ku sipas nënkryetares Dëshira Subashi, shqetësim deri më tani paraqet skadimi i afatit për korrigjimet në listat e zgjedhësve dhe mungesës së një informacioni se çfarë është bërë deri më tani me këtë gjë. Kryetari Ristani, ndryshe nga dy ditë më parë përgëzoi partitë politike për ngritjen e KZAZ-ve edhe pse një ditë me vonesë.
(a.r/news24/balkanweb)