E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndotja e mjedisit” PS: Qeverisë i mungojnë politikat

PS ka shprehur sërish shqetësime në lidhje me rritjen e ndotjes mjedisore në vend. Përmes një deklarate për mediat, Bare tha se mosnjohja e të vërtetës mjedisore nga ana e qeverisë flet qartë se nuk do të ketë ndërhyrje. 

TIRANE- Partia Socialiste ka shprehur sërish shqetësime në lidhje me rritjen e ndotjes mjedisore në vend. Përmes një deklarate për mediat nga selia rozë, Besnik Bare tha se qeverisë aktuale i mungojnë politikat mjedisore.
“Lejimi i D2, moskontrolli me standarte i makinave dhe për pasojë edhe mosnjohja e të vërtetës mjedisore nga ana e qeverisë flet qartë se nuk do të ketë ndërhyrje për përmirësim” u shpreh Bare përpara gazetarëve.

Partia Socialiste hedh poshtë deklaratat e ministrisë së mjedisit dhe të kryeministrit Berisha , se do të sjellin treguesit mjedisorë në nivelet e standardeve të Bashkimit Europian.
“Ndryshe çfarë thonë Berisha dhe Xhuveli, treguesit e ndotjes së ajrit urban nëpër qytetet e mëdha po shfaqin një trend të qartë rritës përsa i përket përmbajtjes së benzenit, oksideve të azotit dhe grimcave pezull me përmasa shumë të vogla, të cilat janë produkt i gazrave që emetojnë makinat” theksoi Bare. (e.n/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›