E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta viziton Xhevahir Spahiun në spital

Kreu i LSI, Ilir Meta ka vizituar në QSUT, poetin e njohur xhevahir Spahiu i cili është shtruar në repartin e neurokirurgjisë. Meta shprehu besimin se nën mbikëqyrjen e mjekëve gjendja e shkrimtarit do të përmirësohet. 

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vizituar paraditen e sotme në repartin e neurokirurgjisë në QSUT, poetin e njohur Xhevahir Spahiu.
Meta e ka vlerësuar si kritike gjëndjen në të cilën ndodhet poeti Spahiu, por ka shprehur besimin se nën mbikëqyrjen e mjekëve situata do të përmirësohet.

“Më vjen shumë keq që vij në këtë spital për të vizituar një njeri me shumë vlera për poezinë tonë, për kulturën tonë, për gjuhën tonë dhe për kombin tonë, si Xhevair Spahiu. Megjithatë mbetem me shpresë për kujdesin e mjekëve këtu dhe në interesin e mjekëve dhe të afërmve dhe përfaqësuesve tanë në Romë, që gjendja e tij të sqarohet dhe të vijë duke u përmirësuar. Të gjithë mezi presim që jo vetëm ta shohim Xhevair Spahiun në këmbë dhe të qeshur, por edhe të dëgjojmë edhe në të ardhmen dhe të shohim vepra të reja nga ai, nga ato vepra që e kanë pasuruar aq shumë poezinë tonë dhe kulturën tonë kombëtare” u shpreh lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim. (e.n/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›