Ministri: Largimi i Gaddafi-t, nuk është opsion

Ministri i Jashtëm i Libisë ka mohuar zërat se dorëheqja e kolonelit Muammar Gaddafi po merret në konsideratë për t`i dhënë fund konfliktit.
“Largimi i Gaddafi-t as që diskutohet”, ka deklaruar Abdelati Obeidi për gazetarët pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë me homologun rus Sergei Lavrov.
Rusia është përpjekur të negociojë një marrëveshje për dhënien fund të konfliktit që zgjat prej pesë muajsh.