E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton emërimin e dy ministrave të rinj

Presidenti Bamir Topi, ka dekretuar dy ministrat e rinj të kabintetit qeveritar. Presidenti ka firmosur sot, dekretet për dy ministrat, Aldo Bumçi tek MTKRS, dhe Eduard Halimi te Drejtësia, përzgjedhur vetëm dy ditë më parë nga kryeministri Berisha.

Tashmë pritet që dy ministrat të votohen në seancën e sotme parlamentare, e më pas do të bëjnë betimin në Presidencë.

Deputeti i qarkut të Durrësit, Eduart Halimi kthehet tek Ministria e Drejtësisë, pasi shërbeu aty si zv/ministër gjatë periudhës 2005-2008, për të punuar më pas deri në 2009 si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ndërsa Aldo Bumçi, i cili në periudhën kohore 2005-2007 ka qenë ministër i Drejtesisë, rikthehet në kabinetin qeveritar si Ministër i Kulturës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›