E Diel, 1 Nëntor 2026

"Banda e Cerrikut", avokatja nxehet me prokurorin

Tirane-Pyetjet e prokurorit per te pandehurin e "Bandes se Cerrikut", kane nervozuar avokaten mbrojtese, e cila ka lene sallen e gjyqit. Seanca e djeshme gjyqesore, ndaj anetareve te "Bandes se Cerrikut", eshte shoqeruar me debate te shumta mes avokates mbrojtese dhe prokurorit. Shkak per nxehjen e gjakrave, u be momenti kur prokurori i ceshtjes, Anton Martini, filloi te pyese te pandehurin Llazar Bicja, lidhur me pjesmarrjen e tij, gjate trazirave te marsit "97 ne Vlore, ne nje mbledhje te Komitetit te Shpetimit, ne nje kohe qe nga i pandehuri eshte deklaruar se ate kohe ndodhej ne Vlore per arsye familjare. Vjollca Pustina, avokatja e te pandehurit Llazar Bicja, duke i konsideruar te parregullta pyetjet e prokurorit ndaj klientit te saj, braktisi sallen e Gjykates se Krimeve te Renda, gje qe solli nderprerjen e gjyqit. Ne kete proces gjyqesor ne cilesine e te pandehurit jane Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen si autore te masakres se Cerrikut, ngjarje kjo e ndodhur me 23 mars te vitit 1997, ku mbeten te vrare me arme zjarri 6 punonjes te Gardes se Republikes si dhe u plagosen 9 punonjes te Policise se Shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›