E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Femijet e tij", kerkohen 3 te miturit

Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve te akuzuar per "marredhenie homoseksuale me te mitur", rrezikon te deshtoje. Shkak eshte bere humbja e tre deshmitareve te mitur, te cilet dyshohet se jane abuzuar seksualisht nga te pandehurit Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold. Gjate seances se djeshme gjyqesore, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, i eshte drejtuar Prokurorise si dhe Policise se Shtetit, qe te marre masa per te gjetur deshmitaret kyc te ketij procesi gjyqesor. Sipas gjykates, prej tre muajsh nuk dihet asnje e dhene apo adrese e tre deshmitareve te mitur L.K, D.M, G.B. Sipas gjykates, keta tre deshmitare pas mbylljes se qendres, enden rrugeve, por deri me sot nuk dihet asnje adrese per vendndodhjen e tyre. Trupi gjykues ka njoftuar se ne rruge jo zyrtare, ka dijeni qe nje prej femijeve eshte biresuar jashte vendit, nderkohe qe nuk ka nje shkrese, e cila te vertetoje kete fakt. Gjykata kerkon ndihme nga policia dhe prokuroria, per te lokalizuar vendndodhjen e tyre, ne menyre qe te sillen ne gjykate per te dhene deklarimet kunder dy te pandehurve. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, tre te miturit kane deklaruar gjate fazes hetimore se jane abuzuar seksualisht per muaj me radhe nga dy te pandehurit, gjate kohes qe kane jetuar ne qendren "Femijet e tij". Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold, akuzohen per abuzime me femije, ne qendren "Femijet e tij". Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes, ka rezultuar se, nje pjese e femijeve ishin abuzuar per disa vite me radhe nga ana e te pandehurve, qe ne moshe te vogel. Madje ata jo vetem qe ishin abuzuar, por edhe ishin kercenuar qe te mos tregonin asgje, ne lidhje me keto abuzime. Vete femijet kane treguar para trupit gjykues, per abuzimet qe iu jane kryer. Gjate deshmise se tyre, ata kane rrefyer te gjitha tmerret e perjetuara ne qender, deri edhe menyren sesi kane abuzuar me ta seksualisht. Ne procesin gjyqesor ne ngarkim te Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold, nje seance me pare deshmoi edhe Devid Braun, i denuar me 20 vjet burgim per abuzimet ne kete qender. Ai ka treguar se abuzimet ne qender, jane kryer nga ana e dy te pandehurve. Gjate deshmise se tij, Braun ka pohuar se pasi kishte folur me femijet, kishte marre vesh se gjithcka ishte kryer nga dy koleget e tij, te cilet i kishin kercenuar qe te mos tregonin asgje per c'kishte ndodhur.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›