Ministri Meta takohet me krerët e shtetit kroat
30/03/2010 Diplomacia shqiptare
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci ka zhvilluar takime të veçanta me krerët më të lartë të këtij shteti. Gjatë këtyre takimeve shefi i diplomacisë shqiptare ka marrë mbështetje për procesin e integrimit europian si dhe atë të liberalizimit të vizave. Meta është pritur në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Ivo Josipoviç, kryeministrja Jadranka Kosor dhe nga kryetari i Parlamentit Luka Bebiç. Temë e diskutimeve mes numrit dy të qeverisë shqiptare dhe krerëve të shtetit kroat kanë qenë çështje që kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, me integrimin evropian, lëvizjen e lirë, konsolidimin e bashkëpunimit në gjirin NATO-s si dhe me bashkëpunimin rajonal. Marrëdhëniet dypalëshe janë vlerësuar si mjaft pozitive, por mësohet se theksi është vënë në fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve. Gjatë kësaj vizite është nënshkruar edhe protokolli i bashkëpunimit midis akademive diplomatike të ministrive tё jashtme. Gjatë qëndrimit në Zagreb ministri Meta ka pasur një takim edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që punon e jeton në Kroaci.