Nis puna për ngritjen e korsive të veçanta për linjat urbane
30/03/2010 Transporti publik në kryeqytet
Transporti publik në kryeqytet do të pësojë ndryshime të shumta, të cilat do t’i hapin udhë shtimit të korsive të veçanta të linjave urbane. Gjatë ditës së djeshme kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka përuruar nisjen e punimeve për rehabilitimin e infrastrukturës në segmentet rrugore, ku do të ndërhyhet gjatë fazës së parë. Konkretisht, sipas planit të përcaktuar, bashkia do të ndërhyjë në infrastrukturën e 10 rrugëve kryesore të Tiranës dhe në 14 kryqëzime të tjera, në të cilat do të krijohen korsi të veçanta për t’i dhënë prioritet lëvizjes së automjeteve publike, biçikletave dhe këmbësoreve. Zbatimi në terren i këtij projekti nis te kryqëzimi i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Sipas Ramës, ky projekt, punimet e të cilit kanë filluar tashmë, parashikon realizimin e ndërtimit të sinjalistikës për sistemimin e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve, sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues (makina private, transport publik, këmbësor), duke u dhënë prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore. Këto të fundit do të marrin prioritet në lëvizjen në rrugë në raport me makinat private. Faza e parë përfshin gjithashtu sistemimin e kalimeve të këmbësorëve në kryqëzime, ndarësit e trafikut si dhe vendkalimet përgjatë akseve rrugore, duke marrë në konsideratë standardet që kërkon lëvizja e njerëzve me aftësi të kufizuara (përmendim vendosjen në trotuar të pllakës për të verbërit). “Është një projekt modernizues i standardeve evropiane, që afron më shumë kryeqytetin tonë në mënyrën e të lëvizurit dhe të bashkëjetuarit në hapësirën publike si në Evropë, falë gjithë këtyre elementeve të reja, që, siç e thashë, nga elemente të shfaqura në mënyrë sporadike në dy apo tri vende deri më sot, do të jenë elemente përbërëse të infrastrukturës së kryeqytetit”, - ka deklaruara Rama.
Korsitë e rezervuara për biçikleta do të vendosen në rrugët:
Rruga e Kavajës (segmenti qendër - sheshi “Ataturk”)
Rruga e Durrësit (segmenti qendër-Sheshi “Karl Topia”)
Bulevardin “Zhanë d’Ark”
Bulevardi “Gjergj Fishta”
Bulevardi “Bajram Curri”
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Bulevardi “Zogu i Parë”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”