E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e 6 avokatëve shtyn “Gërdecin”

30/03/2010 Në pritje të seancës

TIRANË- Seanca e radhës kundër 29 të pandehurve që akuzohen për ngjarjen e rëndë të 15 marsit 2008 në Gërdec, nuk është zhvilluar. Shkak për moszhillimin e gjyqit janë bërë mungesa e gjashtë avokatëve mbrojtës. Trupi gjykues ishte i detyruar të hapte seancën e më pas të përsëriste njoftimin për të gjithë palët në gjykim. Të pranishëm kanë qenë të pandehurit Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi. Në këtë fazë të hetimit gjyqësor janë ushtarakët ata që po dëshmojnë. Deri tani kanë dhënë fakte gjashtë ish-ushtarakë, që kanë punuar si roje pranë repartit. Ata i kanë thënë gjykatës se punimet për fabrikën e Gërdecit, kanë filluar me urdhër verbal me gojë pa pasur asnjë shkresë zyrtare. Ndërsa nga ana tjetër kanë qenë përfaqësuesit e Mihal Delijorgjit ata që kanë deklaruar se kanë pasur urdhrin e ish- ministrit të Mbrojtjes për të filluar punimet për fabrikën e demontimit të fishekëve dhe predhave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›