Ministri Nishani: Strategji për refomën në sistemin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani deklaroi sot se, reforma në sistemin e drejtësisë, është një nga prioritet madhore të Qeverisë. Gjatë konferencës me temë "Sistemi i drejtësisë Shqiptare drejt standarteve Evropiane, organizuar sot në Hotel Tirana Internacional, ministri Nishani tha se po punohet për hartimin e një strategjie konkrete për realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë. "Qeveria, është e vendosur për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e ligjit," tha Nishani, duke shprehur angazhimin për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë aktorët vendas dhe të huaj për të mundësuar reformen në këtë sistem. Siç bëri të ditur Nishani, disa nga fushat e kësaj reforme janë zgjidhja e çështjes së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përmirësimi i infrastrukturës së organeve të drejtësisë që ato të ofrojnë shërbim cilësor, dixhitalizimi i informacionit të struklturave brenda sistemit etj. Reforma në sistemin e drejtësisë, do të jetë në interes të qytetarëve, siguroi ministri i Drejtësisë Bujar Nishani.
...