E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Europës publikon raportin për zgjedhjet: Standardet u përmbushën


Zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në Shqipëri, përmbushën pjesën më të madhe të angazhimeve. Kështu ka deklaruar ambasadori i OSBES-së në Tiranë Robert Bosch para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë të Austrisë. Në raportin e tij, Bosch thekson se këto zgjedhje shënuar një progres së prekshëm në regjistrimin e votuesve dhe identifikimin e tyre. Megjithatë, kritika janë hedhur për sa i përket periudhës së numërimit, që sipas raporti u politizua. “Zgjedhjet politizuan procesin e numërimit të votave, gjë që bëri që zgjedhjet të mos e realizonin plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike”, theksohet në raport. Raporti i ambasadorit Bosch thotë gjithashtu se të gjitha pretendimet e Partisë Socialiste, për pasaktësi në listat e votuesve, kartat e identitetit, përdorimin e të burgosurve në votime si dhe manipulime të gjerja, janë krejtësisht të pa baza. Një pikë tjetër e raportit të Bosch në Vjenë, ishte edhe bojkoti i Parlamentit të Partisë Soci

aliste, që siç thekson ai pavarësisht tentativës për kompromis nga ana e kryeministri Sali Berisha, ende nuk është arritur në një rezultat konkret.  “Partia Socialiste ka përgjegjësinë për t’u kthyer në Kuvend dhe për të luajtur rolin e saj kushtetues si opozitë konstruktive, aq më tepër kur ka nje sërë reformash të rëndësishme të procesit të integrimit që presin të miratohen”, nënvizon Bosch, i cili thotë gjithashtu se ky bojkot nuk dihet ende sa do të zgjasë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›