KE 1 miliardë Euro kredi për Ballkanin Perendimor. Prioritet infrastruktura
TIRANE- Komisioni Europian dhe institucionet financiare ndërkombëtare kanë rënë dakord të ngrejnë një kornizë për investimet (WBIF) në Ballkanin Perëndimor. Kjo kornizë do të sigurojë një grant të përbashkët dhe lehtësi në kredi për projektet prioritare në rajon.
Në Konferencën e donatorëve në Londër është rënë dakord për një shumë prej 1 miliardë euro, e cila do të jepet në formën e kredisë për projekte në Ballkanin Perëndimor, që do të plotësojnë kushtet e nevojshme.
Institucionet e përfshira në këtë projekt janë KE, Banka Europiane e Investsimeve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Këshilli i Bankës Europiane për Zhvillim.
Vendet ku projektet prioritare do të kenë të drejtë të aplikojnë për financim janë Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.
“Objektivi është të bashkojmë dhe koordinojmë burimet e ndryshme të financi meve dhe kredive me grante për projekte që përfaqsojnë një prioritet për përfituesit e Ballkanit Perëndimor”- tha KE.
Investimet do të bëhet kryesisht në infrastrukturë, ndërmarrje të vogla dhe në rritjen e efikasitetit të energjisë në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Zgjedhja e projektit do të sigurohet në përputhje me nevojat e vendeve dhe të prioriteteve të BE-së.Prioritet do të kënë projektet që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, ndërsa kusht vendimtar për të marrë kredi nga këto vende do të jetë përgatitje të mirë dhe një kuadër i fortë i zbatimit të projekteve
Marrëveshja WBIF do të nënshkruhet në javët e ardhshme dhe fondi do të menaxhohet nga BEI dhe BERZH.
KE i ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së dhe donatorë të tjerë të japin kontributet e tyre nëpërmjet fondit të përbashkët europian për Ballkanin Perëndimor”. .
Komisioni Evropian deri tani ka dhënë rreth 110 milionë euro për të mbështetur financimin e projekteve të infrastrukturës komunale dhe projektet e asistencës teknike.
(s.g/BalkanWeb)