E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Noka prezantohet me stafin e Policise se Shtetit

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka bëri sot prezantohet me stafin e Policisë së Shtetit. Veç falënderimeve për punë e bërë deri më tani nga një institucion i tillë,  ministri Noka parashtroi dhe disa nga prioritet kyçe për policinë gjatë kësaj periudhe e sidomos për dy muajt në vijim që janë të rëndësishëm për turizmin. 
Sipas Nokës, Policia e Shtetit do vijojë të punojë maksimalisht për të forcuar sigurinë në vend. 
“Deri më tani Policia e Shtetit është shfaqur një strukturë me standarde, ku mund të mos vlerësohet kontributi i saj pas liberalizimit të vizave. Qeveria ka mbështetur punën e policisë dhe arritje e saj, ndërkohë që dhe Ministria e Brendshme do të vijojë të japë mbështetjen e saj ndaj këtij institucioni”, vuri në dukje ministri Noka. 
Sipas tij, e gjithë policia do të jetë në gatishmëri përgjatë sezonit turistik. 
Njëkohësisht, ministri i sapozgjedhur, garantoi se Policia i ka të gjitha kapacitet për të luftuar krimin. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›