E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt per penalizmin e infermiereve ne sherbimin shendetesor

Nuk do të ketë më as vërejtje dhe as gjoba për infermierët që braktisin vendin e punës, por që në rastin më të parë atyre do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit nga gjashtë muaj deri në një vit. Urdhëri i Infermierit përveç inspektimeve të befasishme në të gjithë vendin ka nisur gjithashtu të faktojë shkeljet edhe nëpërmjet një mënyre tjetër atë të testimit të familjarëve të pacienteve të cilët në mënyrë anonime shënojnë vërejtjet për personelin e mesëm shëndetësore në një formular të posaçëm që urdhri profesional e ka shpërndarë në të gjithë spitalet e vendit.
Asnjë nga këto shkelje sipas Ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo nuk do të tolerohet pasi rritja e cilësisë së kujdesit infermieror duhet të forcohet gjë që ka nisur edhe me edukimin në vazhdim të këtyre profesionistëve të shëndetësisë. 
Në të gjithë vendin numërohen rreth 16 mijë infermierë pjesë e sektorit publik dhe atij privat. Personeli i mesëm shëndetësor përbën 70 % të kujdesit në shërbimin shëndetësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›