E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti shkollor 2012-2-13 nis me 10 shtator

Nxënësit dhe gjimnazistet vitin e ri shkollor do ta nisin me 10 shtator. Ministria e Arsimit publikon kalendarin për të gjitha kategoritë e arsimit parauniversitar sipas të cilit nga shtatori deri në 24 dhjetor është periudhe mësimi me pas fillojnë pushimet e dimrit të cilat përfundojnë me 6 janar. 
Ndërkohë që semestri i parë i shkollës përfundon me 23 janar 2013 dhe semestri i dytë fillon me 28 janar 2013.
Për të gjithë sistemin e arsimit parauniversitar do të ketë pushim në periudhën 27 deri me 31 mars 2013. 
Me 7 qershor 2013 përfundon shkolla për arsimin bazë dhe me 10 deri me 23 qershor nis periudha e provimeve të lirimit. Gjimnazet e mbyllin mësimin me 14 qershor 2013 ndersa maturat me 24 maj 2013 per te filluar sezonin e provimeve deri më 30 qershor 2013. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›