Ministria e Kultures perzgjedh projektet per 100 vjetorin e Pavaresise
Komisioni i Ministrisë së Kulturës ka përzgjedhur projektet kulturore që do t’i paraqiten komisionit ndërministror për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë. Zëvendësministri i Kulturës, Abaz Hado bën me dije për “ABC News” se aktivitete që janë përzgjedhur përfshijnë gjithë fushat e artit si botime, ekspozita , koncerte shfaqje, konkurse të dramës shqipe dhe se ato janë shumë përfaqësuese.
Ndërkohë që, sipas tij, një sërë aktivitetesh do të zhvillohen edhe jashtë Shqipërisë për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Ministria e Kulturës prej muajsh ka punuar për përzgjedhjen e projekteve për simboliken e 100 vjetorit, siç janë konkurset për shtatoret e figurave historike si Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogut.