E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Olldashi inspekton ecurinë e punimeve në segmentet Sarandë – Konispol dhe Dhërmi – Qeparo - Sarandë

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Andi Toma inspektoi dy nga segmentet në ndërtim në jug të vendit: Sarandë - Konispol dhe Dhërmi – Qeparo - Sarandë, bënë të ditur sot burime të kësaj ministrie. Duke vlerësuar ecurinë e punimeve në këto dy segmente ministri Olldashi u shpreh se "ndërtimi segmenteve rrugore Sarandë - Konispol dhe Dhërmi – Qeparo - Sarandë do t'i shërbejë jo vetëm zhvillimit ekonomik të zonës dhe lidhjes me Greqinë, por do të do të jetë një mbeshtetje e fuqishme për zhvillimin e turizmit në këto zona". Aksi Sarandë – Kranjë- Konispol – Qafë Bote me gjatësi 40 km dhe vlerë 29 milionë euro po ndërtohet nëpërmjet grandit prej 80 % të vlerës totale të qeverisë greke dhe 20 % nga buxheti i shtetit. Puna në këtë aks ka filluar në 2 segmentet kryesore të tij dhe punimet përfundojnë në Mars të vitit 2010. Në pak muaj punime realizimi i tyre ka arritur në masën 11%. Sipas specialistëve të transporteve ndërtimi i këtij segmenti ka një rëndësi të vecantë, pasi do të lidh komunitetin e Sarandës dhe atë përreth, me Greqinë duke i dhënë një zhvillim multimodal (ekonomik kulturor etj) kësaj zone e njëkohësisht me përfundimin e tij merr kuptim edhe pika doganore e Qafë Botes. Ndërkohë, ekspertët thanë se puna në aksin Qeparo – Sarandë me gjatësi 39 km dhe vlerë 2.1 miliardë lekë ka filluar në të gjithë gjatësinë. Gjithësej janë 5 Lote, 3 prej të cilave kanë përfunduar ndërsa Loti 1 dhe Loti 2 përfundojnë në 15 Qershor 2009. Aksi nga Dhermiu në Borsh (pa Dhërmi – Vuno) me gjatësi 18 km dhe vlerë 1.8 miliardë lekë,  është i përbërë nga 3 Lote, 2 prej të cilave kanë përfunduar tashmë ndërsa njëri Lot ka përfunduar në masën 80%. Në të njëjtën kohë ka filluar puna edhe në 3 Lote të tjera: Dhermi – Vuno i përbërë nga 2 Lote dhe Himarë – Potam 1 Lot. Të dy këto segmente kanë një gjatësi 15 km dhe vlerë të përgjithshme 1.5 miliardë lekë dhe ndërtimi i tyre përfundon në 15 Qershor 2009. Ekspertët thanë se ndërtimi i segmentit Dhërmi – Qeparo - Sarandë do të përmirësojë dhe lëhtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik dhe sidomos do të jetë një mbeshtetje e fuqishme për zhvillimin e turizmit në këto zona.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›