Obama i thotë jo, planit për kontraceptivët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka tërhequr propozimin në lidhje me kontraceptivët.
Ai ka bërë të ditur se administrata e tij nuk do të kërkojë nga spitalet dhe universitetet, të sigurojnë kontraceptivë falas në sigurimin shëndetësor të punëtorëve të tyre.
Ky reagim i Obamës ka provokuar zemërimin e grupeve fetare, veçanërisht të Kishës Katolike, e cila kundërshton përdorimin e kontraceptivëve.
Ky plan ka shkaktuar një stuhi polemikash dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë deklarojnë se kjo gjë mund të dëmtojë mundësitë e Obamës për rizgjedhje.