E Shtunë, 31 Tetor 2026

“One Billion Rising” në Shqipëri, mijëra gra kërcejnë kundër dhunës

14-02-2013 / Gazeta 55

“One Billion Rising” aktiviteti ndërkombëtar kundër dhunës ndaj grave zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Shumë të reja tashmë janë ngritur e kërcejnë me këngën "Break thë Chain", "Këputeni zhinxhirin” duke përqafuar këtë inisiativë. Të ngrihesh, të kërcesh është mënyra më e mirë për të shkundur botën, dashuri jo dhunë, këto janë mesazhet e kësaj nisme që shënohëet sot në shumë vende të botës. Mijëra gra e vajza shqiptare të mbledhura sot në bulevardin para kryesisë së Kuvendit janë ngritur kundër dhunës për të shembur zinxhirët. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, iniciatore e kësaj nisme iu ka thënë grave e vajzave të pranishme se dashuria fiton mbi gjithçka. “Gëzuar ditën e Shën Valentinit, ju falenderoj që i jeni bashkuar aktivitetit për tu ngritur, për të kërcyer. Një miliard gra në botë përjetojnë dhunën, kjo është barbari, por një miliardë gra që ngrihen është një mrekulli. Nënat sot ngrihen kundër dhunës, vajzat sot ngrihen e këndojnë, kërcejnë sic dinë vetëm ato me guxim, shpresë e dashuri. Të gjitha bashkë për jetën, dashurinë, në ditën e dashurisë. Sot të ngritura derisa dhuna të marrë fund, mijëra gra që ngrihen sot këtu për t’i dhunë fund dhunës, ju tundni botën, dashuria fiton mbi gjithcka”, tha Topalli.


“One Billion Rising” edhe në Elbasan, kërcim kundër dhunës


Pjesë e fushatës botërore me aktivitete kundër dhunës ndaj gruas këtë 14 Shkurt është bërë edhe Elbasani .“One Billion Rising” ishte aktiviteti ndërkombëtar kundër dhunës ndaj grave që u zhvillua paraditen e sotme në sheshin "Gensher" të këtij qyteti, i cili zhvillohet për herë të parë jo vetëm në Elbasan por edhe në Shqipëri. Me qindra gra, të rinj e të reja, kanë marrë pjesë aktivitetin në fjalë duke u grumbulluar në sheshin "Gensher" dhe para portës së “Kalasë” ku edhe në shenjë revolucioni ndaj dhunës kanë kënduar së bashku këngën "Break the Chain", "Këputeni zinxhirin” duke përqafuar këtë iniciativë“ .

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›