Ministri Pango, dënon dhunën, në zgjedhjen e drejtuesve të KOKSH-it.

Ylli Pango, kreu i MTKRS
Tiranë, 8 Dhjetor, 12:24, NOA - Ministri i Sporteve, Ylli Pango, përmes një konference shtypi, reagoi sot, duke dënuar dhunën, në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Sipas Pangos, akte të tilla janë të patolerueshme dhe nuk duhet të përsëriten në të ardhmen. Ai tha se dikasteri që drejton do të ndjekë procesin, por duke shmangur çdo ndërhyrje. Votimet e ditës së shtunë, u pezulluan për shkak të incidenteve të dhunshme.
c.a/NOA