E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Pollo çel garën për 3G

Ministri Pollo lëshoi sot miratimin për hapjen e garës për autorizimin (licensën) 3G. Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë (të njohura si 3G apo Third Generation ) nga kompanitë celulare do të sjellë një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në aparatet celularë dhe do të rrisë shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.

Duke aplikuar teknologjitë 3G, hidhet një hap i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Digjitale. Ministri Pollo si ministër përgjegjës për komunikimet elektronike miratoi propozimet e rregullatorit të fushës AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare), pas studimit të brezit të frekuencave nga ky i fundit.

Autorizimi individual për fituesin e garës do të ketë një kohëzgjatje prej 15 vjetësh dhe gara do të fillojë nga çmimi dysheme prej 12.5 milionë Euro.

Tenderi që do të çelet ditët e ardhshme do të administrohet nga AKEP.


20/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›