E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Prifti u drejtohet bankave: Investoni për koncesionet

Tiranë, 4 shkurt, NOA Sistemi bankar duhet të
mos ngurrojë për të ndihmuar me kredi të interesuarit për koncesione në
sistemin e energjetikës shqiptare. Një kërkesë të tillë, ministri i Energjetikës
Dritan Prifti ua ka drejtuar sot përfaqësuesve të bankave kryesore në vend, të
cilëve u ka bërë me dijeni se garancitë bankare ekzistojnë ndaj duhet parë me
më shumë precedencë financimi i kompanive që ndërmarrin  koncesione në vendin tonë.

90 milionë euro janë investuar deri tani për
koncesionet në energjetikë. Por pavarësisht se janë 263 HEC-e të dhëna me
koncesion, kapaciteti i tyre është i vogël. Ndërsa pritet që të hidhen edhe 3
miliardë kilovat energji më shumë në tregun shqiptar, ka pohuar ministri i
Energjetikës.

Sipas tij, gjatë procesit të intervistimit të
koncesionarëve ka dalë një problematikë, siç është ai i financimit të tyre nga
sistemi bankar në vend dhe prandaj duhet biseduar me bankat më parë se me ta.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›