E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Task-Forca e Shëndetësisë, Berisha: Luftë korrupsionit

Tiranë, 4 shkurt, NOA - Marrje e të gjitha
masave për të zhdukur çdo shenjë të korrupsionit në sistemin shëndetësor. Kjo
ka qenë porosia kryesore që kryeministrit Berisha ka lënë gjatë mbledhjes së
radhës të Komitetit të Task Forcës për reformën në shëndetësi. Në këtë takim,
ku ishin të pranishëm ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe drejtues të
lartë të institucioneve të rëndësishme në shëndetësi, u diskutua mbi gjendjen
reale të shëndetësisë në vend, mbi politikat e reja që duhen ndjekur për
standardizimin e sistemit shëndetësor, që do të plotësojë të gjitha kërkesat e
publikut, për një menaxhim më të mirë të këtij sistemi, për kostimin, për edukimin
në vazhdim në fushën e shëndetësisë, për gjetjen e mënyrave efikase promovuese
të të gjithë masave të marra që po e zhvillojnë shëndetësinë.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha kërkoi
hartimin e një plan veprimi konkret, në kuadër të kësaj reforme të madhe, plan
ky që pasi të diskutohet në masën e gjerë të mjekëve, do ti përcillet grupit
ndërinstitucional.

Ju keni forcën profesionale e intelektuale
për të vendosur standardet më të mira në sistemin shëndetësor. Duhet të gjejmë
dhe të vëmë në zbatim të gjitha mënyrat, sesi ta nxjerrim këtë sistem jashtë
korrupsionit. Të marrim çdo lloj mase, edhe agresive. Ti rikthejmë dinjitetin
këtij misioni të rëndësishëm, misionit të mjekut. Krahas përcaktimit të
procedurave antikorruptive duhet të inkurajojmë dhe rritjen e rrogave në
shëndetësi, u është drejtuar lryeministri të pranishmëve në këtë Task Force.

Pasi theksoi se deri më tani janë bërë
përpjekje të mëdha dhe ka pasur progres të pamohueshëm në drejtime të ndryshme
në fushën e mjekësisë, Berisha përfundoi se Shqipëria është një vend me mundësi
të mëdha për ta sjellë në standardet e duhura sistemin shëndetësor dhe kjo do
të arrihet falë reformës që do të jetë përparësi absolute e qeverisë deri në
finalizimin e saj.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›