E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy të dyshuarve për vjedhje

Autori i Lajmit: red.
I lënë në arrest shtëpie për vjedhje, tentojnë të grabisin përsëri. Ngjarja ka ndodhur në Kodër Kamëz, pak kilometra larg kryeqytetit ku policia ka vënë në pranga, në tentativë për të vjedhur dy të rinj të dënuar më parë për këtë vepër. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur dje se është arrestuar në flagrancë Fabian Laçi, 20 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas të njëjtave burime, mësohet se arrestimi i tij është bërë pasi, dje në Kodër Kamëz, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit numër 5, duke tentuar të vjedhë banesën e një qytetari. Ky person ka qenë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për veprën penale të “vjedhjes”. Dosja i ka kaluar Prokurorisë, për veprat penale të “vjedhjes së mbetur në tentativë” dhe “largimi i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”. Ndërkohë, po dje nga specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve është bërë arrestimi në flagrancë i Mexhit Sorrës, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye, sepse dje u kap në afërsi të rrugës “Qemal Stafa”, duke vjedhur në një banesë shumën e parave prej 8 000 lekë. Materialet do t i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›