Mustafa sërish kërkon ndërprerjen e koalicionit PDK-LDK

Prishtinë, 23 gusht - Kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa vazhdon të mos pajtohet me koalicionin qeverisës në mes LDK-së dhe PDK-së, duke thënë se puna e këtij koalicioni nuk kanë sjellë rezultatet e pritura të shtet-ndërtimit, ndërsa ka kërkuar që sa më parë të ndërpritet ky koalicion, ka raportuar Kosovapress.
Këto komente i pari i komunës së Prishtinës i bëri të hënën gjatë një konference për media, me ç’rast ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij ndaj vazhdimit të koalicionit qeverisës PDK-LDK.
“Sa i përket bindjes sime të gjitha ato vlerësime që janë dhënë më parë se ky koalicion nuk po funksionon mirë dhe rezultatet e këtij koalicioni nuk janë ato rezultatet që ne i kemi prit për ndërtimin e një shteti ligjor ekzistojnë dhe unë kam thënë dhe nuk i kam lidh këto as me vlerësimet e gjykatës së Hagës sa i përket statusit të Kosovës as me çështje të tjera, dhe kam menduar që kjo është një çështje e ndarë. Prandaj, unë edhe më tutje vlerësoj që ndërprerja e këtij koalicioni dhe marrja e përgjegjësisë për qeverisje duhet bëhet çdo minutë dhe çdo ditë”, është shprehur Mustafa.
Mustafa nuk ka dashur të bëjë të ditur nëse do të kandidojë për të parin e LDK-së, duke thënë se vazhdon të kryejë punën e kryetarit të komunës së Prishtinës.
“Jo, asgjë konkrete nuk ka. Të iu them të drejtën nuk jam fare duke u marr me këtë punë dhe ju e dini se kryetari i LDK-së ekziston. Ai është Fatmir Sejdiu. është kryetar, i cili e ka ngrirë pozitën e tij, mirëpo e ka rregulluar mënyrën e funksionimit të LDK-së përmes kryesisë, prandaj unë i respektoj ato dhe nuk është duke ndodh në atë aspekt”, ka thënë ai.
Isa Mustafa ka qenë që nga fillimi njëri ndër kundërshtarët më të ashpër kundër krijimit të koalicioni qeverisë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së në nivel qendror dhe disa herë ka kërkuar ndërprerjen e këtij koalicioni.