E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Vasili, takim në Bolonjë

Politikat shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, u takua dje në mesditë në Bolonjë me këshilltarin rajonal për Politikat Shëndetësore, Charles Lusenti. Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë është duke kryer një vizitë dyditore në Emilia-Romagna për të njohur disa tipare kryesore të Shërbimit Shëndetësor të Emilia-Romagna-s dhe për të përcaktuar prioritetet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të mundshëm për zhvillimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Kjo ishte një mundësi për delegacionin shqiptar, për të thelluar së bashku me përfaqësues të Qarkut të Emilia-Romagna-s bashkëpunimin në fusha të tilla si trajnimi i personelit mjekësor, sistemin e menaxhimit administrativ dhe financiar të spitaleve, si dhe atë të urgjencave, dhurimit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›