E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkujtohet 70 vjetori i lindjes se Ferdinand Radit

Arkivi Qendror i filmit ka përkujtuar ne 70-vjetorin e lindjes aktorin e mirënjohur të skenës dhe ekranit Ferdinand Radi. Me këtë rast u promovua edhe libri “Meny me barcaleta për të gjitha gustot”, një amanet i aktorit, realizuar nga miku i tij, Bujar Kapexhiu.

Më pas u shfaq e dhe një kolazh i përmbledhur me rolet e tij në kinematografi. Në karrierën artistike ka realizuar role si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Në teatër ka spikatur te “Vizita e damës plakë”, “Ezopi”, “Rikardi III” , ku shquhet për role të veçanta karakteri. Ndërsa në kinema ka interpretuar me mjeshtëri figura e tipa që mbahen mend nga publiku edhe pse role dytësore, si Zani te filmi televiziv “I Treti”; te filmi “Kur zbardhi një ditë”, kapter Mevlani te “Historiani dhe kameleonët”; Sejmeni te “Balada e Kurbinit”; arixhiu te “Vdekja e kalit”, si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin “Nata”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›