Ministri britanik: Sa mirë që Britania s`hyri në Eurozonë
“Sa mirë që Britania s`hyri në Eurozonë!”. Këtë sikur do të thotë gjatë intervistës së tij me median e njohur britanike “The Guardian”, Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hague, i pyetur për krizën aktuale të Euros.
I njohur si një kritik i monedhës së përbashkët, që nga krijimi i saj, ai duket se tani më shumë se kurrë e mbron këtë ide.
Por gjithsesi, nuk uron më të keqen, shpërbërjen e saj, por i uron Eurozonës, zgjidhjen e problematikave aktuale, konkretisht, “shuarjen e zjarrit që i ka djegur ndërtesën”.