E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Takimi të jetë privat. Rama: E pres Berishën para shqiptarëve

Ambasadori Amerikan Alerksandër Arvizu, sugjeroi sot që një takim i mundshëm mesa Ramës dhe Berishës të kryhet privatisht dhe jo në publik. Ndoshta do të ishte mirë të kishim një takim privat mes tyre dhe më pas një debat publik, tha sot Arvizu. Reagimi i ambasadorit erdhi pas letrës së hapur që Rama publikoi duke kërkuar debat televiziv me kryeministrin e vendit. Ndërkohë, ditën e sotme pas deklaratës së Arvizus, Rama reagoi sërish duke shtuar se takimin me Berishën e pret para shqiptarëve. Ky reagim u bë përmes një komenti të shkurtër në blogun e tij personal pasditen e sotme. Përmes mesazhit të tij, lideri i opozitës mohon mundësinë e një takimi të fshehtë me kreun e mazhorancës. Një ditë më parë, Rama e ftoi Berishën publikisht për një debat ndërkohë që ky i fundit nuk ka reaguar për këtë kërkesë publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›